KOPLIKU: EDHE PSE MUNGUAM TEK VENDOSJA E KURORAVE, NDEROJMË GURAKUQIN.Një ditë më parë Partia Socialiste e Shkodrës mori pjesë vetëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Bashkinë e Shkodrës duke mos shkuar për të vënë kurora me lule tek busti i Luigj Gurakuqit për të nderuar këtë figurë të historisë së Shqipërisë.

Deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi e pyetur për këtë ngjarje shprehet se nuk ka dijeni.Për të sqaruar disi këtë situatë foli deputeti tjetër I PS Namik Kopliku i cili tha Partia Socialiste vlerëson dhe ka respekt për Luigj Gurakuqin.Prania e të majtëve vetëm tek ceremonia e ngritjes së flamurit dhe mungesa e tyre tek vendosja e kurorave tek busti i Luigj Gurakuqit krijoi një habi që as deputetët e PS nuk mundën ta shpjegonin se pse ndodhi.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/EzeuWxYOM68″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSITUATA E RENDIT DHE E SIGURISË NË QARKUN E SHKODRËS
Artikulli tjetërGAFA, GURAKUQI, VASA E MIGJENI PJESË E LANÇ