Partia Socialiste ka organizuar takimin ‘Ti Zgjedh’ me strukturat e saj në të gjithë vendin për tu përgatitur për zgjedhje të delegatëve të kësaj partie të cilat do të mbahen në datë 16 Nëntor. Në këtë takim edhe pse pritej që kryeministri Rama të ishte i pranishëm, ai mungoi. Në lidhje me këtë mosprani të tij, ka reaguar edhe vetë kryeministri Rama i cili ka zgjedhur ta komentojë me një batutë.

Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava” shkruan ndër të tjera Rama.

Fjalën e hapjes hapëse mbajtur ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e cila ka deklaruar se PS është krenare për punën e bërë dhe se në 6 vite kanë patur vështirësi por kjo do të thotë se PS nuk ka zgjedhur rrugën e lehtë.

Më tej gjatë fjalës së tij, numri dy i PS Balla shtoi se Partia Socialiste do të bëjë gjithçka që nën qeverisjen e saj, vendi të integrohet sa më afër BE-së.

Artikulli paraprakLIVING – FSHATI MLLOJË
Artikulli tjetërSHKODËR, BSPSH: ADEMI IA DHA TENDERIN E PASTRIMIT PS