Partia Socialiste ka përzgjedhur kryetarët e rinj të degëve në 61 bashki të vendit. Në bashkinë Shkodër, kryetarë të partisë socialiste janë emëruar Mirela Doda, aktualisht në postin e drejtorës së Postës Shqiptare dhe Hilmi Lakti, kryetar i këshillit të qarkut.
Ndërsa në bashkinë Fushë – Arrëz, kryetar i PS është emëruar Ervin Doda.
Lulzim Mare është emëruar kryetar i degës së PS në Malësinë e Madhe.
Në bashkinë Vau Dejës është emëruar Kristian Shkreli.
Ndërsa në bashkinë Pukë janë emëruar Anjeza Doda dhe Pajtim Zeqiri.
Emërimi i kryetarëve të degëve është përshëndetur edhe nga ministrja e shtetit për sipërmarrjen dhe drejtuesja politike e PS në Shkodër, Edona Bilali.