Partia Social Demokrate në Shkodër nepermjet një deklarate shpërndarë për mediat ka hedhur poshtë cdo zë që e lidh këtë subjekt politike me veprën penale të shit – blerjes së votës.
Në deklaratën shpërndarë për mediat PSD bën me dije se : Dy ditë më parë, morëm dijeni për keqperdorimin e emrit të subjektit tonë politik nga persona të panjohur, në veprimtari kriminale, të cilat përdhosnin proçesin zgjedhor, dhe kësisoj hidhnin baltë mbi emrin e Deputeti Tom Doshi, që është edhe kryesuesi i listës.
Të ndodhur përball një fakti të tillë, morëm masat e menjëhershme, duke iu drejtuar organeve kompetente. Cdo person ka të drejtën e lirisë dhe fshehtësisë së votës. Ndjejmë detyrimin moral karshi elektoratit tonë,për t’ju bërë me dije, që ne si parti, jemi për zbatimin e rregullt e deri në përpikmëri të ligjit që denon aktin e Shit-Blerjes së votës. Partia SocialDemokrate është forca e pashembullt në përpjekjen e ruajtjes së votës të cdo qytetari . Me elektoratin si parti, dhe besimin te Zoti, paçim zgjedhje të lira e të ndershme.