Elvana Gjata sot ka lansuar videoklipin e ri me titull “Love Me”. Bashkëpunimi me artistin e ri Bruno u mirëprit nga fansat e këngëtares. Kështu tregojnë komentet e shumta që ka marrë këngëtarja në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Por, ajo që e veçon këtë videoklip është incizimi i bërë me telefon. Nëpërmjet rrjetit social Instagram këngëtarja e njohur shqiptare ka treguar përse ka vendosur të realizojë këtë videoklip me telefon. “Me telefon ndajmë gëzime, suksese, qeshim, qajmë, ndonjëherë edhe shajmë, por më së shumti ndajmë dashuri… me pak fjalë të gjithë jetën tonë! Andaj vendosa që këtë video ta bëj pikërisht me telefon. Shijojeni”, ka shkruar këngëtarja. Videoklipi i “Love Me” është realizuar në Prizren.

Artikulli paraprakFëmijët me autizëm mund të dallohen nga nuhatja
Artikulli tjetërSEKRETI I NJE MAKIAZHIT PERFEKT !!