Disa vrasje të grave dhe vajzave kohët e fundit në Shqipëri, të ndodhura radhazi në qytete të ndryshme kanë tronditur mbarë shoqërinë.
Psikologu Fatjon Taipi, pjesë e organizatës “Gruaja tek Gruaja” thotë se ka dy kategori që kryejnë këto krime të sëmurët mendor dhe ata meshkuj të cilët nuk arrijnë të pranojnë forcimin e gruas shqiptare si një kulturë e re në familjen shqiptare.
Meshkujt kryesisht të marrin vendime ekstreme deri tek vrasja.
Në rast kur brenda një familje ka një krizë, zgjidhja më e mirë përpara se të shkohet tek vendimet ekstreme është këshillimi me specialistët thotë Taipi që në këtë rast janë psikologët.
Raste të krimeve makabre në familje ka patur edhe në Shkodër ashtu siç të përditshme thuajse janë rastet e dhunës brenda familjes duke bërë që të shkohet drejt një rritje të frikshme.