Një 58-vjeçare nga fshati Çinar në Lushnjë ka ndërruar jetë në ambientet e bashkisë Lushnjë. Shpresa Cani ka shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike.
Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është i është drejtuar ndihmës sociale. Sipas burimeve viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyrë rreth faktit të heqjes së emrit nga lista e përkrahjes sociale si dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë.
Më pas 58-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e bashkisë Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren. Sapo ka kryer takimin ajo është ndjerë keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit në Lushnjë.
Pas mbërritjes së ambulancës, Shpresa Cani kishte ndërruar jetë në vend. Ndërkohë pas kësaj ngjarjeje policia e Lushnjë ka referuar materialet në prokurorinë e rrethit për të hetuar shkaqet vdekjes së 58-vjeçares.