Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli nuk janë parë sot në protestën e organizuar nga opozita në bulevardin qendror.
Duket se në fakt, zonjat kanë qenë të vetmet që kanë munguar sot në proteste, nga lista e gjatë e demokratëve që Basha nuk i kandidoi në zgjedhjet e 25 qershorit.
Gazetarja e News 24, ka bërë me dije se kishte komunikuar me zonjën Bregu, e cila nga ana e saj e kishte pohuar se nuk do të merrte pjesë sot në proteste, ndërkohë që nuk kishte dhënë arsye.
Edhe zonja Topalli nuk është parë në bulevard sot, ndërkohë që kanë spikatur mes pjesëmarrësve Astrit Patozi dhe ish- ministri Bode. Në protestë janë parë edhe Albina Deda, Arbjola Halimi, Fatbardh Kadilli, Eleina Qirici, Bedri Hoxha, Mimoza Hajdarmataj dhe Asllan Dogjani, të cilët edhe pse nuk u kandiduan nga Basha janë shfaqur krah deputetëtve aktualë të PD-së.