Ne e admirojmë Zelenskyn sepse ai mishëron dy modele të mëdha hebreje: Davidin në fytyrën e Goliathit dhe Moisiun në fytyrën e Faraonit.
Ai është i vërtetë i shkathët, i cili me aftësitë e tij dhe zgjuarsinë kompenson atë që i mungon. Ai është ai profeti që revoltohet kundër kurthit të ngritur ndaj popullit të tij dhe vendos t’i udhëheqë ata përmes sprovave drejt një kulture politike të bazuar në vetëvendosje, liri dhe etikë.
Ne e admirojmë Zelenskyn, sepse ai po lufton. Në ditët e sotme ku lufta nuk supozohet të jetë një virtyt në shoqëritë e qytetëruara që vlerësojnë dialogun, diplomacinë dhe kompromisin. Por bota nuk është gjithmonë e qytetëruar, ka gjëra për të cilat personat dhe kombet e civilizuar duhet të përgatiten të luftojnë nëse nuk duan të humbasin. Zelensky dhe populli ukrainas i kanë kujtuar pjesës tjetër të botës së lirë se një trashëgimi liberale dhe demokratike që është në mesin e qytetarëve të saj rrezikon të grabitet nga armiqtë e saj.
Ne e admirojmë Zelensky sepse ai zgjon engjëjt që ndodhen në brendësinë ton. Lidershipi i tij e ka bërë Joe Biden një president më të mirë, Gjermaninë një vend më të mirë dhe NATO-n një aleancë më të mirë. Ai e zgjoi pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara nga hutimi izolues në të cilin po binte. Ai i ka detyruar klasat politike dhe tregtare të Evropës që të hedhin një shikim drejt Rusisë dhe fazhizmit në të cilin ajo po zhytet çdo ditë e më shumë . Ai u kujton shoqërive të lira se mund të ketë ende një qendër jetike në politikë, të paktën kur bëhet fjalë për gjërat që kanë rëndësi.
Ne e admirojmë Zelenskyn, sepse ai ruan një ndjenjë njerëzore që i përshtatet një lideri të zgjedhur në mënyrë demokratike. Mjafton të shohim ndryshimin midis takimeve të tij publike me gazetarët, anëtarët e kabinetit, udhëheqësit e huaj dhe qytetarët e thjeshtë me takimet staliniste të oborrit të Putinit. Në grackat e dukshme të pushtetit rus ne shohim vogëlsinë e njeriut që e përdor paranojën dhe pasigurinë e një despoti që e di se një ditë mund t’i duhet të shesë mbretërinë e tij për një kalë.
Ne e admirojmë Zelensky, sepse ai është modeli i asaj që duhet të jetë te një mashkull, mbresëlënës pa qenë imponues, i sigurt pa qenë i sigurt, inteligjent pa pretenduar të jetë i pagabueshëm, i sinqertë dhe jo cinik, guximtar jo sepse është i patrembur, por sepse përparon me një ndërgjegje të pastër.
Ai ngjall shpresën se vetë demokracitë tona të trazuara mund të zgjedhin ende liderë që mund të na frymëzojnë, fisnikërojnë, madje edhe të na shpëtojnë. Ndoshta ne mund ta bëjmë këtë para se të jetë vonë, aq vonë sa është tani për popullin e Ukrainës dhe udhëheqësin e tyre të paepur.