Për shumë njerëz, kafeja është një zakon. Sidomos, kur bëhet fjalë për mëngjesin pasi e pinë sapo zgjohen. Megjithatë, ata duket se nuk janë në dijeni se kafeja e mëngjesit duhet të konsumohet pas vaktit të mëngjesit dhe asnjëherë me stomakun bosh.

Një studim i kryer nga Qendra e Universitetit të Bath për Ushqyerjen, Ushtrimin dhe Metabolizmin ekzaminoi efektin e gjumit me ndërprerje dhe kafesë së mëngjesit në një sërë treguesish të ndryshëm metabolikë. Pas testeve te personat që pinin kafe sapo zgjoheshin, studiuesit treguan se kafeja e fortë rriti ngarkesën glicemike pas ngrënies me rreth 50%.

“Thënë thjesht, kontrolli i sheqerit në gjak dobësohet kur gjëja e parë që bie në kontakt me trupin tonë është kafeja, veçanërisht pas një nate me gjumë jo të mirë. Ne mund ta përmirësojmë këtë duke ngrënë fillimisht dhe duke pirë kafe më vonë.”, thuhet në studim.

Artikulli paraprakAKSIDENT, ‘AUDI’ PËRPLASET ME ‘BENZ’-in, DY TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërNESËR DITËLINDJA E PD/ BASHA FTON DEMOKRATËT NË SELI