Presidenti Ilir Meta është shprehur se ai do të caktojë datën e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkitë pa kryetar do të lë afatin maksimal që ia lejon ligji, prandaj thotë se nuk e ka pasur shqetësim se opozita do e bojkotojë. “Asnjë opozitë nuk shqetësohet se i i dhamë më shumë kohë për t’u përgatitur”, tha Meta. Në një kohë kur ka akuza për bashkëpunim Rama-Basha, Meta nuk i ka kursyer ironitë duke e cilësuar Taulant Ballën si përfaqësues i të dyve.
“Mora garancinë nga Balla është i gatshëm për të hyrë në zgjedhje dhe mirëkuptojnë datën dhe prekopumin e KQZ, për qoftë edhe një ditë më shumë, nuk ka pasur konsultim me partitë, por me përfaqësuesit e shumicës.
Kam pasur vetëm një shqetësim mos i bojkotonte shumica. Opozita nuk mund të ankohet nëse i jep një ditë më shumë ose një javë kohë për t’u përgatitur në zgjedhje, se në raste të tilla forca në pushtet. Taulant është i madhërishëm, edhe i shumicës edhe i pakicës”, tha Meta.