Rreth 1500 banorë në zonën e Livadeve të Shkodrës ka 26 vite që nuk po gjejnë asnjë përkrahje për problemet e shumta të tyre.
Ujërat e zeza në sipërfaqe, mungesa totale e infrastrukturës dhe mungesa e ujit të pijshëm janë vetëm disa nga vështirësitë e shumta me të cilat përballen këta banorë. Zona e Livadeve të Shkodrës ndodhet në afërsi të lumit Buna, prurjet e shumta të të cilit kanë përmbytur thuajse çdo vit dhjetëra hektarë toka. Së fundmi projekti për ndërtimin e Bybass-it ngjalli shpresa tek banorët, por edhe ky projekt nuk dihet se kur do të përfundojë.
/ Star Plus TV /