Përpos se është kthyer në skenën politike, duket se ish kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur momentin e duhur për të dhënë përgjigjen e sulmeve të Berishës. Dhe për këtë, zgjodhi Shkodrën.

Basha u shpreh se ai ishte i detyruar të merrte vendimin që solli pastaj përçarjen brenda PD-së. Kryedemokrati u shpreh se për shkak të Non Gratës së Berishës, ai u detyrua të merrte këtë përgjegjësi për të, pasi ky i fundit refuzoi ta merrte dhe refuzoi të reflektonte. Sipas Bashës, nëse ai do t’i kthehej Berishës me të njëjtën gjuhë, nuk do sillte asnjë dobi në PD përveçse përçarjes.

“Më pyesin shpesh: Pse nuk i je përveshur siç të është përveshur. E para sepse, kush do përfitonte nga kjo. Dua t’iu heq çdo dilemë. Nuk kam heshtur se s’kam çfarë them për sulmet etj. Kam heshtur se kam qenë i vetëdijshëm që hidh baltë njëri dhe tjetri kjo do të thellonte ndarjet mes demokratëve. Koha dhe e vërteta janë të lidhura me njëra-tjetrën. Koha e ka nxjerrë të vërtetën për të. Se kam pasur fare të lehtë të hesht. Por e dyta, se me këtë kulturë politike kemi vite. Njerëzit janë të neveritur nga kjo gjuhë politike. Sulmet, shpifjet dhe denigrime që i kam dëgjuar nga Rama tani i dëgjoj nga goja e dikujt që e kam pasur për 9 vite krah. Papritur filloi të riciklonte të njëjtat kundër meje. Pse? Sepse më 9 shtator unë duhet të merrja një vendim të vështirë por të domosdoshëm. Ai vendim na kanë ndarë. Ky vendim bazohet nga një vendim kokëfortë. Kjo është sprova e lidershipit. Sepse lider mbetet lider edhe kur s’është më. Apo edhe nëse beson që ajo gjëja është e padrejtë. Ky vendim nuk u mor në emrin tuaj, në emër të demokratëve. Kjo na kanë ndarë pastaj pjesa tjetër është pasojë. T’i shkoja nga mbrapa fushatës së baltës këtë se bëj dhe nuk e kam bërë. Kjo është kultura e mbrapshtë, merren me njerëzit dhe jo çështjet.”- tha Basha.

Artikulli paraprakBASHA ‘SFIDON’ BERISHËN NË SHKODËR: AI NUK REFLEKTOI
Artikulli tjetërGJENDET NJË GRANATË DORË NË SHËNGJIN, POLICIA NË VENDNGJARJE