Irani është tronditur nga një tjetër “vrasje nderi”, pasi babai ka qëlluar për vdekje vajzën e tij, pasi ajo u kthye vonë në shtëpi.

Reyhaneh Ameri, nga provinca e Kerman në Iran dyshohet se u qëllua me shufër hekuri nga babai. Mediat lokale shkruajnë se Ameri fillimisht ishte e plagosur rëndë, u dërgua në spital, por se atje ka ndërruar jetë.

Kjo ngjarje e rëndë në Iran vjen pas kohë pasi më herët 19 vjeçarja Fatemeh Barihi u vra nga burri në një mënyrë makabre, kurse 13 vjeçarja Romina Ashrafi u raportua se u vra me një drapër nga babai i saj. Reyhaneh dyshohet se ka vdekur vetëm dy orë para se policia të zbulonte krimin tronditës.

Reyhaneh besohet të ketë mbërritur në shtëpinë e prindërve të saj rreth orës 11:30 të mëngjesit të së dielës, duke tërbuar babanë, që ka nisur menjëherë sulmin e dhunshëm. Zëvendës Shefi i Policisë në Kerman, provinca më e madhe e Iranit, tha se babai i viktimës e kishte qëlluar atë disa herë në kokë derisa vajza ndërroi jetë, pasi kishte lëndime katastrofike.

Motra e Reyaneh u shpreh se ajo shkoi të vizitojë shtëpinë e prindërve të saj të nesërmen në mes orës 8:30 dhe 9:00 të mëngjesit, por askush nuk u përgjigj kur trokiti. Ajo pa njolla gjaku në mure dhe më tej mësoi krimin e rëndë. Policia mbërriti më vonë në vendngjarje. Vrasjet për nder në Iran janë një fenomen social.

foto galeri

foto galeri

Artikulli paraprakMËSONI PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërKARANTINA UL AKSIDENTET NË MAJ, POR SËRISH 10 PERSONA HUMBËN JETËN NË RRUGË