KREYQTETASIT NGJITEN PËR TË 3-IN VIT RADHAZI NË MAJËN E FUTBOLLIT TRANSALPINE. Parisi pushton sërish Francën. Kreyqtetasit ngjiten për të 3-in vit radhazi në majën e futbollit transalpine duke qënë dominuesit e pakontestueshëm të këtij kampionati.

Titulli i 5-të në historinë e klubit parizien. 8 fitoret radhazi rezultuan deçizive në garën për titull dhe e fundit erdhi në transfertë kundër Montepelliers, ku në mungesë të Ibrahimovic skuadrën e udhëhoqën Matuidi dhe Lavezzi. Parizenët kaluan në epërsi pikërisht me mesfushorin francez i cili me të djathtën dërgoi në rrjetë një passim të Rabiot, më pas argjentinasi shfrytëzoi mjaft mirë një asist të Aurier për ta dërguar në 2-0 rezultatin pa përfunduar kaluar ende 30 minuta lojë. Gjithsesi skuadra e Roland Curbis arriti të ngushtonte distancat me anë të Mourier i cili me një gjuajte kros befasoi Sirigun. Megjtihatë të besuarit e Laurent Blanc e mbrojtën avantazhin deri në fund duke i dhënë start festës në “ Stade de Mososon” ku të pranishëm ishin edhe shumë tifozë të PSG të cilët kishi udhëtuar për të përjetuar triumfin sëbashku me lojtarët e tyre. Një sezon ku kampionët e Francës rivalizuan për një periudhë kohe me Lyonin dhe Monacon, por sigurisht kualitetet bëjnë diferencën, dhe cilësia e skuadrës pariziene nuk vihet në diskutim. Tashmë ky ekip po e kthen në traditë vendin e parë në Francë , ajo që i mungon është suksesi në Europë dhe me dëshirën e pashtershme të presidentit Al Kelaifi për të investuar , ndoshta sezonin e ardhshëm PSG do të mbërrij larg edhe në Champions, pasi kampionati prej 3 sezonash ka zënë rrënjë nën kullën Eiffel.

Artikulli paraprakBAZHDARI: RINIA E SOTMJA DHE E ARDHMJA E SHKODRËS
Artikulli tjetërBASHA & ADEMI, NJIHEN ME PROBLEMET E TREGTARËVE