Pas tragjedisë së tërmetit, një pjesë e popullsië kaluan një ngarkesë të madhe psikologjike. Më të prekurit nga kjo histori kanë qenë fëmijët të cilët kanë kaluar moment të vështira emocionale. Psikologia klinike Suela Ndoja shprehet se hapi I parë për të kaluar këtë gjendje stresi tek fëmijët është komunikimi I duhur me prindërit. Në këtë mënyrë, ato do ta ndjejnë veten më të mbrojtur përballë katastrofave të tilla.
Ndoja tergon se rastet e ndërhurjes së psikologut janë të nevojshme pasi prindi konstaton se fëmijë fillon të shfaqë sjellje më agresive ndihet I pambrojtur.
Për psikologen, një ndikim të madh ka patur edhe media tek fëmijët
Psikolgia klinike Suela Ndoja shprehet se mënyra më e mirë për të larguar stresin tek fëmijët pas katastrofave natyrore, është të flasin hapur për emocionet që ndiejnë dhe t’I krijojnë bindjen se fëmijët do të jenë të sigurtë pranë familjarëve apo njerëzve të afërt.