Një ditë më parë një nxënës në shkollën “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës goditi një mësuese me karrige pasi dyshohet se kjo e fundit i përmendi babain e vdekur të sajin por edhe të nxënësit. Kjo ngjarje tronditi arsimin shqiptar duke marrë një vëmendje të madhe në opinionin publik. Psikologia Samela Imeraj thotë se edhe mësuesit duhet që të tregohen më të kujdesshëm në komunikimin me nxënësit.

Për të parandaluar situata të tilla ku nxënësit godasin mësuesit, psikologia thotë se duhet që të ketë një komunikim të rregullt mes trekëndëshit mësues, prind dhe fëmijë.

Imeraj thotë se roli i një psikologu në shkolla është i domosdoshëm pasi ndihmon të rinjtë të largojnë streset që akumulojnë gjatë ditës në mjediset e tyre familjare apo edhe brenda mjediseve të shkollës.

Nxënësi që goditi mësuesen në Lezhë u shoqërua në polici ndërsa mësuesja mori mjekim në spitalin e Lezhës pasi pësoi një frakturë në rëndë në krahun e saj. Pas kësaj ngjarje nxënësi deklaroi se mësuesja i është drejtuar duke i thënë se “betohem për kockat e babait tim që më ka vdekur dhe babait tënd që është aty tek i imi se që do të të ngel”, fjalë të cilat irrituan 16 vjeçarin i cili më pas qëlloi me karrike mësuesen.

Artikulli paraprakKRIJOHET KOMITETI I PARKUT KOMBËTAR TË ALPEVE
Artikulli tjetërGJYKATA RRËZON KËRKESËN E SALI BERISHËS, NUK PËRJASHTOHET NGA ÇËSHTJA GJYQTARJA IRENA GJOKA