Personat me aftësi ndryshe kërkojnë një vëmendje të veçantë, ndaj prania e një psikologu tek kjo kategori është e domosdoshme, thotë psikologia Suela Ndoja. Ndërkohë Ndoja shton se roli i psikologut po vlerësohet më shumë kohët e fundit.

Psikologia shprehet se nëse personat me aftësi ndryshe do të kishin në disa raste më shumë përkujdesje nga familjarët e tyre, kjo do të kishte një ndikim pozitiv në zhvillimin e kësaj shtrese.

Vitet e fundit vihet re një rritje e vëmendjes ndaj personave me aftësi ndryshe por sërish përballen me shumë probleme të pazgjidhura.

Artikulli paraprakSHKODËR, FINALJA E KONKURSIT MES SHKOLLAVE
Artikulli tjetërRRITJA E VEPRAVE PENALE ME TE MITUR