Nëpërmjet një bashkëpunimi ndërkombëtar është prezantuar sot fotografia e parë e bërë ndonjëherë e vrimës së zezë.
Pasi shkrepi fotografinë e parë të vrimës së zezë, teleskopi “Event Horizon” e lëshoi në qarkullim në “YouTube” këtë objekt kozmik, drejtpërdrejt gjatë një konference për për shtyp.
“Shkencëtarët kanë marrë imazhin e parë të vrimës së zezë duke përdorur teleskopin Event Horizon nga qendra galaktike M87. Fotografia shfaq një unazë të ndritshme ndërkohë që drita lakohet me një gravitet intensiv rreth vrimës së zezë e cila është 6,5 miliardë herë më e madhe se dielli”, shkruan në Twitter stafi i “Event Horizon Telescope”.
Më herët edhe NASA publikoi në llogarinë e saj në “Twitter”: “Po shkruhet historia! Rrjeti global i teleskopëve ka qenë i angazhuar të shkrep imazhin e parë të vrimës së zezë”.
Konferenca u transmetua drejtpërdrejt në Bruksel, Santiago (kryeqyteti i Kilit), në Taipei, Tokio dhe në Washington.
Në fushën e astrofizikës, vrima e zezë konsiderohet një objekt masiv kozmik në hapësirë, që mund të thithë yje, planete, gaz ose ndonjë lloj rrezatimi elektromagnetik i cili i afrohet.