Star Plus dy ditë më parë solli ekskluzivisht vendimin e gjyqtarëve per Dritan Dajtin ku dy gjyqtarët e Shkodres Fuat Verdha dhe Lindita Hoxha ishin të vetmit që kërkuan që Dajti të vlersohej me burgim te përjetshem.
Sot njëri nga gjyqtaret Fuat Vjerdha ka publikuar në faqen e tij zyrtare Facebook zbardhjen e vendimit ku shihet se dy gjyqtaret e Shkodres kanë dhënë vlerësimin kundër gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin .
Nga dokumenti duket që tre gjyqtarë, të cilët janë; Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Danimi kanë votuar për aplikimin e gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg. Ndërsa dy gjyqtarët e tjerë; Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër për heqjen e dënimit përjetë.
Trupa gjykuese që dha vendimin përbëhej nga; Fuat Vjerdha, që është edhe kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, anëtarët janë Lindita Hoxha e Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër. Ndërsa pesëshja e gjyqtarëve u plotësua me dy gjyqtarët e tjerë Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë.
Pra nga dokumenti që është lehtësisht i verifikueshëm dyshja Vjerdha e Hoxha janë të vetmit që kanë kërkuar burgim përjetë për Dritan Dajtin. Ministrja e Drejtësisë dhe i Brendshmi reaguan ashpër dje për vendimin. Etilda Gjonaj e cilësoi vendimin si skandaloz, që rrezikon të kthehet në një precedent të rrezikshëm.
Ajo shtoi se vendimi është një aferë korruptive nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur vettingu, ndërsa kërkoi nga KLGJ-ja që ti procedojë. Më i ashpër ishte ministri i Brendshëm që u shpreh se trupa e gjyqtarëve që dha vendimin ti bashkohet Dajtit pas hekurave. Lleshaj nuk dha detaje, por paralajmëroi veprime nga operacioni ‘Forca e Ligjit