“Mos e shisni Thethin për biskota se nuk do ta blini as me flori”.

Ky është titulli i një shkrimi të publicistit Prelë Milani për Thethin turistik. Si stërnip i Thethit ndjen keqardhje teksa sipas tij thethjanët po shesin fshehtas trojet e tyre tek të pasurit. Grabitqar të rafinuar të parasë dhe pushtetit e krokodil që depërtojnë për të shqyer gjithçka i quan publicisti Milani ata që po blejnë fshehtas tokat në Theth ndaj sipas tij nuk mund të blejë kushdo sepse Thethi është park kombëtar. Ekonomia e dobët e banorëve të Thethit mund të jetë një arsye tregon Milani por sipas tij edhe kanuni thotë se “toka e babës nuk shitet për bukë”. Sipas publicistit Thethi është i rrezikuar nga të pasurit që i quan peshkaqen të parasë.Edhe mënyra si po ndërtohet me llamarina e eternit po ia humb identitetin Thethit. Pritet që të shtrohet edhe asfalti që për publicistin Milani është pozitive por nga ana tjetër duhen masa për të shmangur ndotjen siç ka nisur gradualisht. “Thethi duhet të mbesë Theth”-thotë publicisti Milani në mbyllje të shkrimit të tij, teksa shton se: “Ju thethjan nuk duhet te flirtoni fshehtas me vipat e trafiqeve dhe të politikës në dëm të tjetërsimit të pasurive tuaja. Nëse e doni veten dhe Thethin as nipave të bijave tuaj as mos u shisni as mos u bëni hise në Theth!”-përfundon Milani. Thethi kjo hyri natyrore e mrekullueshme për xhelozuar edhe alpet Evropës. Një virgjëri ekzotike e pa përkujdesur nga dora e njeriut, një manushaqe kundërmuese e izoluar nga ferri infrastrukturor i shtetit leckaman 100 vjeçar. Thethi kjo vashe e dlirë e pa shoqe me fytyrë hënore!. Thethi kjo vashe varfër jetime pa prindërim shtetërore. Thethi kjo vashe te ndrujtur, qe sa po ka filluar te zbulojë hiret e veta dhe nuk din te administroje afshin e vet qe i valon ne gji. Thethi se shpejti mund te këtë “mrekullinë e tete”. (asfaltin, e vete, ndoshta edhe enërgjinë elektrike qe akoma nuk i ka). Por ai ndihet me i rrezikuar se kurrë nga epidemia e ndotjes qe do depërtoje se bashku me rritjen e vizitorëve, shqiptare. Thethi sot ndihet i rrezikuar nga ndërtimet pa leje, eterniti dhe llamarina qe po sfdojnë dërrasën e pishës. Thethi sot dhe akoma me tepër nesër ndihet me i rrezikuar se kurrë, nga lakmia uria, egërsia dhe dinakëria e grabiqarve te rafinuar te parasë dhe pushtetit. Krokodilët kanë depërtuar nga portat e Shalës dhe janë strukur diku brigjeve kanjonit afër ujëvarave, krojeve e buneve. Ata qajnë me lot “mallëngjim” e rrine ne pritje për shqyer gjithçka te mundin. Bajlozat duan trojet, lëndinat, burimet ograjt, pyjet, kullotat te cilat ndonëse Thethi i ka hise babe te gjitha janë te pa hipotekuara. Shkoni skandalin e fundit ku 8000 metër katerorve na paskane qene hipotekuar ne me mënyre te paligjshme. Thethjanet shquhen për sensin praktik intuitën dhe prirjen nga e reja, por ndihen te rrezikuar nga tramet e pista te maskuara me vellon e ekonomisë e tregut. Thethjanë rasti juaj eshte specifik, Thethi eshte një pasuri jo vetëm e juaja por një pasuri dhe vlere kombëtare . Jeni park kombëtare turistik dhe ju nuk mund te ndërtoni si te doni. Nuk mund te shfrytëzoni resurset si te doni sot për nesër. Ju nuk mund te shërbeni as turistëve si ne restorantet dhe baret e Shkodrës Shirokës, Velipojës e qyteteve. Se do ishte vetëvrasje për ju. Ju duhet te zëre mend nga banoret e Gjiri te Lalzit, bregdeti i rivierës, Currilat , Golemi, Velipoja, Dajti, LLogaraja etj te cilat janë kthyer në Qerbela te fitimi te piste duke përmbysur gjithë strukturën sociale te mëparshme. Ju thethjanë nuk duhet te rreheni si krapi me karem dhe tua shisni Thethin tjerëve! Nuk e them ketë për as një lloi fobie, as diversioni social. Thethi duhet te mbete Theth, mundësisht te behet perle joshëse me infrastrukturën qe meriton por mbi te gjitha me banoret e vet autokton, dhe traditën te ripërtërirë . Ju thethjanë nuk duhet te flirtoni msheftas me vipat trafiqeve dhe te politikes në dem te tjetërsimit te pasurive tuaja. Këta turikrokodil kanë aq para dhe astet sa ta blejnë komplet Thethin se bashku me kordonin e maleve për rreth. Nese doni vetin dhe Thethin as nipave te bijave tuaj as mos u shisni as mos u bëni hise! Kanë filluar disa sanguin qe tokat etërve ti shesin për biskota e çollata . Jazek 1000 here jazek! Atë hise babe qe sot po shisni për biskota nuk mund ta blini me kurrë as me flori!

Artikulli paraprak“FSHESË” NË SPITALIN E SHKODRËS, 92 PUNONJËS LARGOHEN NGA PUNA
Artikulli tjetërRRUGA LINAJ NË GRUEMIRË, NJË SEGMENT QË LË “PENG”