31 Korriku eshte percaktuar si afati i fundit qe Universitetet te publikojne kuotat e pranimit dhe kriteret e hyrjes per vitin akademik 2016-2017.

Nje fakt i tille behet i ditur nga zv.Ministrja e Arsimit Nora Malaj. Nderkohe Univestiteti I Shkodres, ndryshe nga pjesa me e madhe e universitetve akoma nuk I ka percaktuar kriteret e pranimit, por sipas zv.ministres Malaj gjithcka do te publikohet brenda afatit. Pas publikimit te kritereve, studentet nisin menjeher aplikimin me 1 gusht, ndersa perzgjedhja do te behet ne shtator nderkohe zv.ministrja Malaj sqaron formulen e re te pranimit. Per here te pare kete vit maturantët do të pranohen në Universitet nëpërmjet mesatares por pervec kesaj ata duhet te permbushin edhe kriteret e percaktuara nga secili Universitet.

Artikulli paraprakRESHJET, “FRANZ BARON NOPCA” , E PAKALUESHME NGA GROPAT ME UJË
Artikulli tjetër“SHËRBIMET NË NIVEL VENDOR”, TRYEZA E DISKUTIMIT QË U MBAJT NË SHKODËR