Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar mazhorancën për skandalin e publikimi të pagave të mbi 694 qytetarëve shqiptarë. Basha në një konferencë për shtyp është shprehur sot se Rama është i vetmi që përfiton.
“Të dhënat më sensitive të qytetarëve të marra nga drejtoria e tatimeve apo të dhëna të tjera ishin vënë në dispozicion shtabit elektoral të PD. Ai konfirmon të gjitha akuzat tona kur thotë që janë bërë copa-copa. Është vetëm konfirmim i skemës kriminale, i krimit elektoral, i ndërtimit të sigurimit të ri të shtetit me patronazhistët. Ai është i vetëdijshëm për këtë. Kjo është arsyeja pse ka dalë t’i mbrojë patronazhistët publikisht. Janë ata që kanë ideuar skemën e vjedhjes së të dhënave të shqiptarëve. Do të ishte skandaloze po të kishte ndodhur para 12 vitesh kur u futëm në NATO, por është dyfish skandaloze që kemi 12 vite në NATO”, tha Lulzim Basha.