Kjo është shtëpia e re e Alma Gjonit, nënës me dy fëmijët e sëmurë. Pas këtij rastit të trajtuar nga Star Plus shoqata humanitare Forumi i femrave Shqiptare shprehu gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë dhe për t’i ndërtuar shtëpinë e re.

Pas pak muajsh dhe një vonese të shkaktuar nga ndërtuesit jo nga shoqata u arrit që shtëpia e re të ndërtohet dhe familja Gjoni të largohet njëherë e mirë nga kushtet e mjerueshme ku jetonin më përpara. Orjeta Krasniqi përfaqësuese e shoqatës që kontribuoi i dorëzoi çelësat e shtëpisë familjes Gjoni.

Dy djemtë e sëmurë tregojnë se ndërtimi i shtëpisë është një ëndërr e bërë realitet….

Pavarësisht shtëpisë së re mungesa e babait në familjen Gjoni i ndarë nga jeta disa vite më parë pas një sëmundjeje është e pazëvendësueshme.

Nëna e dy djemve, Alma Gjoni falenderon të gjithë gratë e shoqatës “Forumi i Femrave Shqiptare” si dhe televizionin “Star Plus” për ndihmën e dhënë dhe kontributin në ndërtimin e shtëpisë së re që ende për të është e pabesueshme.

Dy djemtë ndjehen shumë mirë në shtëpinë e re.

Familja Gjoni pavarësisht problemeve ekonomike që do t’i shoqërojnë sërish ata janë të gatshëm që aq sa kanë mundësi të kontribuojnë për familjet e tjera në nevojë.

Nëna dhe dy djemtë e familjes Gjoni për shumë vite jetuan në kushte shumë të vëshira por tashmë do të kenë një jetë më të lumtur pas ndërtimit të shtëpisë së re.

Artikulli paraprak“JEMI POLICË”, HAJDUTËT GRABISIN KASAFORTËN ME LEKË
Artikulli tjetërHISTORIA, FËMIJA QË MBIJETON DUKE LYPUR