Një ditë më parë Star Plus bëri publike shembjen e palestrës në shkollën “Branko Kadia”, ngjarje e cila përpak nuk u kthye në një tragjedi duke rrezikuar jetët e nxënësve dhe të mësuesve.
Menjëherë pas publikimit të kronikës në Star Plus nga bashkia Shkodër është ngritur një grup pune për të inspektuar nga afër situatën.
Burime nga bashkia Shkodër bëjnë të ditur se aktualisht grupi i punës është duke verifikuar situatën në terren dhe po sipas burimeve nga bashkia një peshë kryesore në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje ka edhe supervizori i zbatimit të punimeve .
Shembja e palestrës ndodhi pak ditë më parë si shkak i peshës së borës