Duke marrë shkaks dhe nga numri i aksidenteve që kanë ndodhur sidomos gjatë kohëve të fundit, Star Plus, publikon raportin e Ministrisë së Transporteve të cilët kanë zbardhur 240 “pikat e zeza” të rrugëve Shqiptare ku kanë ndodhur pjesa dërrmuese e mijëra aksidenteve rrugore në vendin tone.

Nga Shkodra në Lezhë, nga Tirana në Durrës, nga Lushnja në Fier dhe nga Korça në Gjirokastër rrugëtimi me makinë është gjithnjë një rrezik me pasojë vdekje. Pjesa më e madhe e këtyre pikave është përqendruar përreth zonave me dendësi të lartë popullsie si Tirana e Durrësi. Këto 240 “pika të zeza” janë përgjegjëse për 300 jetë të humbura dhe për 400 persona të gjymtuar.
QARKU I SHKODRËS KA PLOT 28 “PIKA TË ZEZA”, 7 BRËNDA NË QYTET.
Duke u ndalur më konkretisht tek Qarku i Shkodrës, Star Plus detajet e raportit të Ministrisë së Transportit. Janë plot 28 pika të zeza në Qarkun e Shkodrës në akset më kryesore ku dhe janë shënuar aksidentet e ndodhura. Në qoftës do të përfshijmë dhe akset kryesore të Lezhës, numri i pikave të zeza së bashku me Shkodrën shkon në 39 të tilla. Sigurisht që kjo është një shifër alarmante. Duke hyrë më pas më në tërësi të raportit, arrijmë të gjejmë dhe pikat e zeza në akset kryesorë. Në aksin rrugor Shkodër-Koplik janë 3 pika të ziza, të cilët më pas shoqërohen dhe me materialin përkatës se në cilat rrugë ka patur aksidente. Ndërsa në akset kryesore që lidhin qytetin e Shkodrës me Vau-Dejësin, Pukën, Bushatin e Velipojën janë 18 pika të zeza. Kurse në rrugët e qytetit janë 7 pika të zeza të aksidenteve të ndodhura. SHKAK I AKSIDENTEVE, VJETËRSIA E MAKINAVE NË QARKULLIM.
Nga ana e tjetër Ministria e Transporteve raporton se numri mesatar i vdekjeve në vit nga 2009- 2012 është 347, ndërkohë që nga viti 2013 e deri tani ka njëfarë rënie me 2075 aksidente rrugore mesatarisht. Numri i aksidenteve rrugore, konsiderohet shqetësues përkundrejt numrit të vogël të popullsisë. Sipas të dhënave mbi aksidentet e ndodhura këto 5 vjetët e fundit, rezulton që në vendin tonë, numri mesatar i aksidenteve fatale për 10.000 mjete, është 10 –12, përkundrejt 5,5 që e kanë vendet e Europës Qendrore e Lindore, pra rreth 2 herë më i lartë. Në analizën për shkaqet e aksidenteve Ministria e Transporteve fajëson vjetërsinë e mjeteve që në shumicën e rasteve i kalojnë 10 vite. Për këtë arsye sipas analizës ndodhin 86,2 % e aksidenteve. Ndërkohë që sipas Ministrisë së Transporteve, agresiviteti i drejtimit të mjetit rrugor është fenomeni më i rrezikshëm prezent në situatën aktuale, gjë që vihet re në të dhënat e aksidenteve për këto vitet e fundit, ku rreth 66,5% e aksidenteve janë pasojë e sjelljes jo korrekte të drejtuesve të mjeteve.

Artikulli paraprakPS SHKODËR, PRITEN ZGJEDHJET BRENDA PARTISË
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON MIQËSOREN NDAJ AL SHARAHNIJA