Uefa Nations League është një kompeticion që i hap rrugën e kualifikimit kombëtareve për në fazën e grupeve të dy kompeticioneve më të rëndësishme në aspektin futbollistik, siç janë Kampionati Evropian dhe ai Botëror.

Shqipëria bën pjesë në një grup relativisht të lehtë në letër për sa i përket mundësisë për të fituar në biletë për “Play Off-in” e botërorit “Katar 2020”.

Kombëtarja shikohet si ekipi favorit midis Bjellorusisë, Lituanisë dhe Kazakistanit, që plotësojnë listën e grupit. Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta zhvillojnë si mike në Bjellorusi më 4 shtator dhe vetëm tre ditë më pas, do të presë në “Air Albania” modestët e Lituanisë.
Ndërkohë një muaj më pas, në 10 tetor, djemtë e Edi Rejas do të luajnë ndaj Kazakistanit, si mike. Për t’u zhvendosur tre ditë më pas në Lituani për t’u përballur ndaj këtyre të fundit.

Sakaq, dy ndeshjet e fundit kombëtarja jonë do t’i luaj ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë në shtëpi, respektivisht në 12 dhe 15 nëntor.

Artikulli paraprakOPERACIONI “BESA”, SHKATËRROHET BANDA E TRAFIKUT TË DROGËS NGA AMERIKA LATINE NË ITALI
Artikulli tjetërKUKESI-VLLAZNIA MBYLLET PA GOLA