Rritet me 35% numri i personave të trafikuar nga Shqipëria drejt Britanisë në madhe, ndërsa shumica e viktimave të këtij trafiku përfundojnë duke punuar në aktivitete të paligjshme, si duke ushtruar prostitucion apo duke shitur lëndë narkotike ose duke punuar në të zezë.

Është televizioni prestigjoz britanik, Sky News që i ka kushtuar një artikull çështjes së trafikimit të qenieve njerëzore nga Shqipëria drejt ishullit britanik, ndërsa shifra konfirmohet nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Angli. Gazetari Dan Whitehead dhe kolegët e tij të Sky News në kuadër të këtij artikulli kanë vizituar edhe Shqipërinë.

Ata fillimisht janë ndaluar në një qendër rehabilitmi në Vlorës, ku aktualisht strehohen 15 gra viktima të trafikut të kthyer së fundmi nga Anglia. Të rrahura barbarisht nga trafikantët gjatë kohës kur ishin shtatzënë, të përdhunuara dhe të diskrimunura. Është kjo një pjesë e historisë tyre.

Besjana është një ndër to, e cila pasi kishte mbetur shtatzënë ishte refuzuar nga familja. Nëna dhe vëllai e kishin dhunuar më synimin që të dështonte fëmijën. “Ata më rrahën që unë të humbisja foshnjën … ishte vërtet keq, sepse unë mund ta humbja fëmijën në çdo moment”, tha ajo për gazetarët e Sky News.

Pasi u largua nga shtëpia, ajo përfundoi në duart e një prej bandave të trafikimit nga Shqipëria në Itali dhe më pas në Angli ku u detyrua të punonte e papaguar si një prostitutë për 18 muaj me radhë në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo i tha Sky Neës: “Është e njëjta ditë, sapo arritëm në shtëpi brenda një ore, trafikanti e kishte urdhëruar të ushtronte prostitucion”.

Ajo arriti të largohej – por të tjerët përfundojnë duke u shitur nga banda në bandë në të gjithë Evropën dhe gjithnjë e më shumë në Britani të Madhe. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se numri i viktimave të mundshme të trafikimit të referuara ndaj autoriteteve britanike u rrit në 5.145 mes 2016 dhe 2017.

Shumica e viktimave të huaja janë nga Shqipëria, të trafikuara nga një rrjet i bandave kriminale që veprojnë në vendet evropiane, duke shitur viktimat si mallra. Zëvendësdrejtori i NCA, Tom Doëdall, thotë se grupet janë veçanërisht elastike ndaj zbatimit të ligjit.

Ai tha: “Bandat kriminale të organizuar shqiptar janë duke operuar në mënyrë të sofistikuar dhe aktivitetin vec Britanisë së Bashkuar edhe ushtrojnë dhe në vende të tjera të BE”. “Ata janë ato që ne e quajmë ‘poli-kriminelët”, të përfshirë njëherësh në disa aktivitete kriminale u shpreh ai.

Sky News solli edhe historinë e një tjetër viktime të joshur nga një marrëdhënie e rremë. Ajo u shit për seks nga bandat shqiptare në Europë dhe tani po merr ndihmë në Britani të Madhe, teksa trafikantët e saj ende s’janë kapur.

“Ai (trafikanti) më pa mua si një qenie njerëzore gjatë muajve të parë. Por atëherë unë isha në posedim të tij … vetëm pas dy muajsh, kur isha plagosur, ai priste që të shërohesha dhe nisi të sillte burra, miq, nuk e di kush ishin, kuptova që shumica e tyre ishin vetëm kafshë që u përpoqën të kënaqnin veten”, tregon vajza.

Rreth gjysma e viktimave të trafikuara në Mbretërinë e Bashkuar po detyrohen të punojnë në industrinë e seksit. Gjysma tjetër përballet me shfrytëzimin, duke punuar në të njëjtën edhe pa para, dhe këto njerëz gjenden në vende që ne i vizitojmë shumë shpesh.

Ushtria e Shpëtimit thotë se njerëzit gjithashtu mund të trafikohen për të punuar në vende të tilla si qendra estetike. Emilie Martin kryeson njësinë antitrafik të Ushtrisë së Shpëtimit.
“Përpiqemi të shohim venet në të cilat diçka nuk shkon mirë.

Për she,mbull kur ti shkon në një bar për të pirë një gotë dhe përballesh me një vajzë e cila e shmang kontaktin me sy, nuk bisedon, është shumë e sigurtë që dikush po e vëzhgon,”- tha Emily.

Shqiptarët gjithnjë e më të prekur janë duke u shënjestruar nga bandat e trafikimit nëpërmjet rrjeteve sociale. Disa banda kriminale të organizuara postojnë në faqet e agjencive të punës së rreme, foto ku kërkojnë kameriere apo parukiere, por këto gjëra nuk ekzistojnë.

Të dy qeveritë e Britanisë së Madhe dhe të SHBA-së kanë botuar raporte këtë vit duke thënë se varfëria dhe korrupsioni po e nxisin problemin. Zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, Rovena Voda, pranoi se kishte një nivel të lartë të korrupsionit, por këmbëngul se qeveria tani me procesin e Vettingut po shqyrton policinë dhe gjyqtarët.

“Viktimat mund të na besojnë, ata mund t’i besojnë institucioneve shqiptare, jemi këtu për t’i ndihmuar ata, dera ime është e hapur për secilin prej tyre, ne jemi këtu për të ndihmuar ata në të gjitha llojet e gjërave që ata kanë nevojë”, tha Voda.

Një numër i organizatave bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar ofrojnë ndihmë për viktimat, duke përfshirë edhe fshehtësinë. Rachel Harper, drejtuesi i linjës së ndihmës, tha për Sky News, që shpesh telefonuesit janë në situata të vështira: “Rreth 10% e thirrjeve tona janë nga viktimat në mënyrë specifike.

Ata mund të mbahen në një vendbanim dhe të ndjejnë se nuk mund ta lënë ose të ndjehen të bllokuar dhe të na telefonojnë nga një dhomë e pasme dhe ata nuk duan që dikush tjetër rreth tyre të dijë se janë në telefon dhe ata po bëjnë thirrje të fshehta”.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka ofruar 150 milionë paund për të luftuar trafikimin në vendet të ndryshme, përfshirë këtu edhe 33 milionë paund më shumë për t’u vënë në përdorim nga vendet më me rrezik të lartë ku shumica e viktimave trafikohen.

Artikulli paraprakDYSHOHET PËR NJË VARREZË MASIVE PRANË KALASË, JANË GROPOSUR TË DËNUARIT E REGJIMIT
Artikulli tjetërRESHJET E DËBORËS, ARRSH: TË GJITHA AKSET NACIONALE JANË TË KALUESHME