Janë caktuar dy emrat që janë kandidatë për kryetarin e ri të këshillit të PD.

Në mbledhjen e kësaj të premteje, pak orë para mbledhjes së Këshillit, është vendosur që kandidatë do të jenë Edi Paloka dhe Eleina Qiraci. Këta dy emra, priten të votohen nga anëtarët e tjerë të Këshillit, për të vendosur më pas edhe kreun e ri të këtij institucioni të rëndësishëm për PD.

Nga ana tjetër, vlen të përmendet se Paloka ka qenë edhe më parë kryetar Këshilli. Ai e ka mbajtur atë pozicion për disa muaj dhe u distancua më 11 dhjetor, ku mori pjesë në Kuvendin e PD të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META VLERËSON DEPUTETIN RUMUN ME TITULLIN “KALORËS I URDHRIT TË FLAMURIT”
Artikulli tjetër“PD TË RIKTHEHET NË SHINAT QË KA PASUR”, HAJDARI: JU GARANTOJ, NUK DO TË KETË NJERI QË TË MË PËRJASHTOJË NGA KJO SALLË