Kombëtarja shqiptare pret Islandën mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena”, në kuadër të takimit të gjashtë kualifikues të Euro 2020.

Takimi i vlefshëm për grupin H nis në orën 20:45, ndërkohë që trajneri, Edi Reja e ka mbajtur fjalën, teksa ka kryer 6 lëvizje në formacionin që hodhi nga minuta e parë në Francë, por nuk ndryshon taktikën, 3-5-2.

Strakosha konfirmohet në portë. Gjimsiti, Dermaku dhe Ismajli në mbrojtje. Mesfusha me 5 do përbëhet nga Hysaj, Lenjani, Bare, Memushaj dhe Gjasula. Sulmi formohet nga Manaj dhe Çikalleshi.

Artikulli paraprakPETRIT SYLA MBYLLET NË QELI, DËSHMIA:S’KAM PËRGJEGJËSI PËR NGJARJEN
Artikulli tjetërDITA E ASHURES, 31 TË VDEKUR DHE 100 TË PLAGOSUR NË IRAK