Pink është zyrtarisht këngëtarja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për shekullin 21. Kompania licencimit PPL ka publikuar 20 artistët më të dëgjuar.
Karriera e Pink filloi me albumin e saj debutues “Can’t Take Me Home” në vitin 2000, i cili ishte një hit i në Mbretërinë e Bashkuar, ku shiti mbi 400.000 kopje. Albumi i saj i dytë, Missundaztood nga 2001 , e themeloi Pink si një ikonë të popit global, duke shitur 12 milion kopje në të gjithë botën.
Vendin e dytë e mban mbretëresha e pop-it, Maddona, një nga artistet më të suksesshme të të gjitha kohrave. Albumet e saj më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar janë True Blue, Ray Of Light dhe Music.
Ndërkohë listën e 20 këngëtareve më të dëgjuara futen edhe dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa e cila mban vendin e 14 dhe Rita Ora, përkatësisht në vendin e 19-të.
Lista e plotë:
1. Pink
2. Madonna
3. Katy Perry
4. Rihanna
5. Lady Gaga
6. Adele
7. Beyonce
8. Kylie Minogue
9. Little Mix
10. Whitney Houston
11. Taylor Swift
12. Sugababes
13. Kelly Clarkson
14. Dua Lipa
15. Ellie Goulding
16. Christina Aguilera
17. Diana Ross
18. Jess Glynne
19. Rita Ora
20. Ariana Grande