Ministria e Arsimit dhe Sportit e ka lënë për në momentet e fundit shpalljen e datave të tri provimeve kombëtare të arsimit bazë, apo siç quhen ndryshe, Provimet e Lirimit.
Procedurat e administrimit të provimeve të nxënësve të klasës së 9-të janë të njëjtat si ato të maturës, po ashtu edhe masat që do të merren për ruajtjen e tezave. Sipas udhëzimit nr. 8, datë 25.05.2016 të firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tri Provimet e Lirimit do të nisin mesin e muajit qershor, ndryshe nga vitet e tjera, që fillonin javën e parë të qershorit. Në rregulloren e provimeve të lirimit përcaktohet ndër të tjera se provimet zhvillohen vetëm në ambientet e shkollave publike. Datat Ministria e Arsimit ka publikuar datat e tri provimeve për nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Provimi i parë do jetë Gjuha e Huaj, e cila do të zhvillohet në datë 14 qershor 2016, më pas provimi i Gjuhës Shqipe i cili do të vijoi në datë 18 qershor, ndërsa Matematika do të zhvillohet në datë 23 qershor. Provimet kombëtare të arsimit bazë fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Sipas udhëzimit të MAS, nxënësit e pakicave kombëtare greke dhe maqedonase zhvillojnë edhe provi-min kombëtar të arsimit bazë në lëndën Gjuhë Am-tare. Provimi kombëtar i arsimit bazë në lëndën Gjuhë Amtare do të zhvillohet në datë 17 qershor 2016.
/ Star Plus TV /