PREZANTIMI DO TË BËHET TE MËRKURËN, ME FLAMURTARIN NDESHJA E FUNDIT. Janë publikuar pamjet e para se si pritet të shndërrohet stadiumi “Loro Boriçi” pas projektit që pritet të prezantohet ditën e mërkurë.

Star Plus ka siguruar disa pjesë të projektit nga një agjensi lajmesh italiane e cila kishte siguruar fotot. Lazzio Press i ka publikuar këto foto të stadiumit ku shikohet qartë se si do të jetë ky stadium pas rikonstruksionit. Sigurisht që prezantimi i tij të mërkurën nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të bëjë që ky stadium në qoftëse do të realizohet në bazë të këtyre pamjeve të jetë ndër më të mirët në Shqipëri por pse jo të klasifikohet dhe nga UEFA për standartet e tij. Me interes pritet vetëm fillimi i punimëve. Në bazë të disa informacioneve që ka siguruar Star Plus, punimet në stadiumin “Loro Boriçi” pritet të nisin vetëm pas ndeshjes Vllaznia-Flamurtari. Kjo pasi skuadra ka ndeshjen e radhës në Shkodër dhe fusha nuk do ti nënshtrohet prishjes. Duhet thënë se disa punime kanë filluar të realizohen nga punëtorët aktual të stadiumit duke larguar kështu bazën materialet dhe paisjet funksionale për të patur kështu gati çdo gjë për firmën kontraktuese për realizimin e punimeve. Përsa i përket ndeshjeve të Vllaznisë, trajneri Luan Zmijani është shprehur se do të kërkohet që takimet e skuadrës të zhvillohen në stadiumin “Qemal Stafa” ku pas shtrimit të tapetit të ri është funksional dhe krijon kushtet që lojtarët të shpalosin vlerat e tyre. Tashmë vemendja kryesore është fokusuar tek projekti i stadiumit dhe nisja e punimeve, ku të gjithë shpresojnë që puna të fillojë sa më shpejt që “Loro Boriçi” të jetë gati për ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Artikulli paraprak“STAR SPORT”, SITUATA E VLLAZNISË SIPAS TRAJNERIT ZMIJANI
Artikulli tjetërCHAMPIONS LEAGUE RIKTHEHET ME SFIDAT E PARA ÇEREKFINALE