FIFA organizoi ditën e sotme ceremoninë e çmimeve “The Best”, ku lojtari më i mirë u shpall Lionel Mesi, teksa në garë kishte edhe Kristiano Ronaldon dhe Virxhil Van Dajk.

Pas ceremonisë, FIFA ka bërë publike edhe rezultatet e votimeve. Mesi fitoi me 46 pikë në renditjen përfundimtare, ndërsa 38 e 36, morën përkatësisht Van Dajk dhe Ronaldo.

Ndërkohë, kanë votuar edhe kapitenët dhe trajnerët e Kombëtareve. Kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, ka votuar me 5 pikë Kristiano Ronaldon, me 3 pikë Sadio Mane, dhe 1 pikë Mohamed Salah.

Trajneri Edoardo Reja, votoi me 5 pikë Mohamed Salah, me 3 pikë Lionel Mesin si dhe me 1 pikë, Frenki De Jong.

Nga gazetarët, i përzgjedhur ishte Dritan Shakohoxha, që me 5 pikë votoi Virxhil Van Dajk, me 3 pikë Kristiano Ronaldon dhe me vetëm 1 pikë Lionel Mesin.

sca

Artikulli paraprakNGA TËRMETI NË SHI, RRËSHQITJE DHERASH NË BURREL, FSHATRAT E DIBRËS “ZHYTEN” NË ERRËSIRË
Artikulli tjetërMOTI I KEQ DETYRON AVIONIN E LINJËS MILANO-TIRANË TË BËJË ULJE TË DETYRUAR NË BRINDISI