Gjatë vitit të kaluar, disa nga bashkitë tona kanë kryer shpenzime mbi 500 mijë euro për dekore festash. Open Data Albania ka publikuar të dhënat e këtyre shpenzimeve për të gjitha festat gjatë vitit, por shpenzimet më të mëdha kanë shkuar pikërisht për festat e fundvitit.

Në listën e publikuar, mbi të gjithë kryeson Bashkia e Vlorës, e cila vetëm për festat e fundvitit ka prishur mbi 6 milion e 893 mijë lekë dhe kjo vetëm për të realizuar dekorin. Pas Vlorës vjen Tirana, më saktë bëhet fjalë vetëm për drejtorinë rajonale Nr.2 të kryeqytetit, e cila ka harxhuar më shumë se 6 milion e 600 mijë lekë.

Shifrat marramendëse të shpenzuara vetëm për zbukurime, nuk e justifikojnë më faktin pse ka probleme infrastrukturore në disa lagje, apo edhe minimalja që është pastrimi i mbeturinave që hidhen sa andej këndej nga qytetarët. E vetmja bashki që ka rënë në sy, për shpenzime më të vogla është ajo e Shijakut. Vetëm tre shifra!

Kjo bashki për dekoret e festave të fundvitit ka shpenzuar vetëm 565 mijë lekë, një ndryshim drastik në krahasim me shpenzimet e bashkive të tjera të cilat i keni në fotot e mëposhtme.

Ndërkohë që bashkia e Shkodrës për dekorin e festave të fundvitit ka shpenzuar 499, 986 lekë të rinj.

Artikulli paraprakNISIN RESHJET PARA TË BORËS NË VERI TË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërGJENDET I VDEKUR 22-VJEÇARI NË BURGUN SHQIPTAR