Mbrojtja e Mariupolit ka përfshirë batalionin Azov, një forcë më e vogël se 1000 burra, të cilët përbëjnë një pjesë të vogël të forcave të përgjithshme të Ukrainës, por që kanë qenë në kryefjalë që nga fillimi i luftës në Rusi, shkruan BBC.
Prania e tyre në Mariupol ka qenë një fokus kryesor i luftës propagandistike të Moskës. Rusia i referohet pushtimit të saj si një “operacion special ushtarak”, duke pretenduar se është për të “çmilitarizuar” dhe “denazifikuar” Ukrainën. Batalioni Azov e ka marrë emrin nga Deti Azov në të cilin shtrihet Mariupol. Ajo filloi si një milici ultranacionaliste në vitin 2014, kur u formua për t’i rezistuar separatistëve të mbështetur nga Rusia që pushtuan një pjesë të Ukrainës lindore.
Por që atëherë ajo është vënë nën mbikëqyrjen e qeverisë ukrainase si pjesë e Gardës Kombëtare. Ajo ka tërhequr një përzierje nacionalistësh, ultranacionalistësh dhe të rinjsh të tjerë të bashkuar nga urrejtja e tyre ndaj Rusisë, dhe shumë prej tyre janë vetë rusisht-folës.