Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë konfirmim zyrtar nga institucionet kompetente të Republikës së Bullgarisë për shtatë udhëtarët e plagosur në fatkeqësinë rrugore në magjistralen “Struma” afër Sofjes.
Më poshtë keni listën e udhëtarëve të lënduar, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe për momentin janë të shtruar në Spitalin shtetëror të Sofjes, “Pirogov”.
Ebip Pajazitovski (24.09.1972), shtetas i Maqedonisë së Veriut, Gjula Jasharovska (16.06.1972), shtetas i Maqedonisë së Veriut, Zulejha Jasharovska (12.05.2005), shtetas i Maqedonisë së Veriut, Мinir Jasharovski (06.01.1971), shtetas i Maqedonisë së Veriut, Medina Lutvij (21.05.1996), shtetas i Maqedonisë së Veriut, Lulzim Sulejmani (04.05.1995), shtetas i Serbisë dhe Orhan Aliti (12.04.1976), shtetas i Belgjikës.
Sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut. Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 45 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj.