Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur 15 emrat e prokurorëve, të cilët do të vijojnë garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Një nga emrat e spikatur ëshë kryeprokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Ndërsa, KLP ka vendosur të përjashtojë nga gara drejtueses aktuale të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, si dhe ish-kreun e kësaj Prokurorie, Besnik Hajdarmataj.

Po ashtu KLP ka përjashtuar edhe dy prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, të cilët njihen si prokurorët e dosjeve “të nxehta”, siç është ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ajo e përgjimeve për blerjen e votave në Durrës, “339”.

1-Altin Dumani ;2-Anton Martini ;3-Elisabeta Imeraj ;4-Arben Kraja ;
5-Doloreza Musabelliu ;6-Klodian Braho ;7-Enkeleda Millonaj ;
8-Manjola Kajana ;9-Edvin Kondili; 10-Ened Nakuçi ;11-Elida Kaçkni ;
12-Ndini Tavani ;13-Behar Dibra ;14-Anita Jella ;15-Besnik Muçi.

Artikulli paraprakPËRPLASJA E AUDIT TË BLINDUAR ME MAKINËN E POLICISË, PROVAT NE GJYKATE
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË NË AKSIN KORÇË-BILISHT, 4 PERSONA TË PLAGOSUR