Videoja e mëposhtme mbërritur në redaksinë e Jetaoshqef.al tregon fare qartë se si ka plasur korrupsioni sheshit nëpër dogana.
Janë policët shqiptarë ata që po pasurohen dita-ditës duke i rrjepur shoferët. Këta të fundit korruptojnë policët që të kalojnë mallrat e tyre në doganë. Më poshtë keni dy raste, ku polici në Han të Hotit merr para dhe më pas lejon automjetet të kalojnë. Në rastin e dytë, fillimisht polici i bën presion shoferit se do e kthejë mbrapsht, por e lejon të kalojë kur merr paratë. Rastet janë filmuar dje dhe sot në Han të Hotit dhe janë dëshmi e qartë e korrupsionit. Sipas raportuesit, “e bukura” është se policët nuk pranojnë monedhë tjetër, veç euro-ve.