Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka publikuar listën me 24 emrat e ftuar për dy ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve. Paraditen e kësaj të premteje, braziliani ka bërë me dije edhe “luftëtarët” që do ketë me vete kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë më 11 dhe 14 tetor, ndeshje këto që luhen të dyja në udhëtim.
Pas publikimit të listës, braziliani ka dalë përpara medieve në Tiranë.
“Manaj mungesë dhe Pajaziti si risi. Abrashi çfarë mund të japë më shumë?
Kemi tre lojtarë të dëmtuar. Manaj ka pësuar një lëndim me ekipin e tij, kemi folur dhe nuk duam të rrezikojmë. E njëjta gjë edhe për Medon Berishë. Keidi Bare është dëmtuar kudër Elches dhe nuk ka luajtur. Kemi qenë në kontakt me mjekun e Zaragozës.
Pajaziti? Më pëlqen dhe është rritur në fushë. Mund të na shërbejë shumë. Abrashi vjen sepse ka për të dhënë shumë. Ne kemi emra të rinj, por kemi nevojë edhe për përvojën. Nëse më duhet dikush në fushë, kam besim te Abrashi”, tha ai,
Në portë janë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.
Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi.
Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.