Qyteti i Pukës i cilësuar një aventurë e bukur turistike e çdo stine, është kthyer në qendër atraksioni turistik për vizitorët vendas e të huaj. Të shumtë janë turistët çek, spanjoll dhe francez…
“Është e mrekullueshme. Unë jam nga franca. Kjo është hera e parë që vij. Natyrë fantastike, do të shëtis për disa ditë”.
“Edhe unë jam nga Franca. Këtu një mrekulli, një natyrë e papërsëritshme. Erdhëm me motorrë, do kalojmë edhe në Mal të Zi. Rruga me shumë kthesa për ne ishte një aventurë e paharruar. Mendoj se ky vend është bekuar nga male, fusha, ajër i pastër dhe gjithçka që duhet për turizëm. Po kalojmë bukur së bashku me shokët” .
Përparim Laçi prej vitesh ka ngritur bujtinën e tij, të parën në Pukë. Ai thote se sezoni ka nisur i vonuar për shkak edhe të procesit zgjedhor të 14 majit, por duket i mbarë….

Risi prej disa vitesh është turizmi familjar vendas

Vëmendje ndaj turizmit premton edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj i cili thotë se Puka ka gjithçka ndaj nevojitet vetëm dora e njeriut. Ndër prioritet e tij mbetet shtimi i bujtinave ku bashkia do të ofrojë mbështetje të pa kushtëzuar

Qyteti i Pukës shquhet për ajrin e pastër duke qenë se rrethohet edhe nga një pyll pishash prej 400 hektarësh, malet e larta e shtigjet e pafundme për t’u eksploaruar bashkë me ushqimin bio dhe mikëpritjen e banorëve. Çdo vit e më shumë Puka po kthehet në një preferencë të vizitorëve qoftë vendas apo të huaj.

Artikulli paraprakEKONOMISTI AFGAN QË KUJDESET PËR SHËNGJININ
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 10 KORRIK 2023