Qyteti i Pukës ka hapur sezoni turistik në një festë me muzikë, valle këngë dhe pjesë të tjera artistike. Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni në fjalën e saj u shpreh se ajo që po synohet është që sezoni turistik në këtë qark të jetë gjatë gjithë vitit.
Kryetari i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj kujtoi se si ishte Puka pak vite më parë dhe ndryshimin që ka pësuar e cila ka ndikuar në zhvillimin e turizmit. I pranishëm në hapjen e sezonit turistik në Pukë ishte edhe Skender Thaçi, kryetar i shoqatës së turizmit malor në Kosovë, shoqatë e cila ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e turizmit me bashkinë Pukë.
Festa në qytetin e Pukës vijoi deri në orët e vona. Mbrëmja u mbyll me hedhjen e fishekzjarreve.