PUKË, ARRESTOHET 23 VJEÇARI

Polciia e Pukës ka vënë në pranga 23 vjecarin Armand Gugaj  banues në Fushe-Arrës Pukë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Pololicise Pukë, sepse Prokuroria Pukë ka lëshuar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal Arrest me burg, për veprën penale ”Mashtrimit .

 

SHKODËR, VIDHET KAMPIONÇINI

Blutë e Shkodrës kanë nisur proçedimin penal pa autor, pasi gjatë orëve të natës është vjedhur automjeti Kamjonçin Tip « Benz » 308, në pronësi të nje shtetasi 40 vjecar banues në Shkodër, të cilin e ka patur të parkuar pranë banesës së tij, pranë lagjes « Ahmet Haxhija » Shkodër. 

NDËRTIMET PA LEJE, 3 SHTETAS NË KËRKIM

Policia e Shkodrës ka nisur  proçedimi penal në gjëndje të lirë për një 45 vjecar banues ne Shkodër, sepse nga sherbimet e policisë është konstatuar se po ndërtonte pa leje një oxhak në banesën  e tij. Gjithashtu filloj preçedimi penal dhe u bë shpallja në kerkim e dy shtetasve banues ne fshatin Repisht në Rrethin e Malesisë së Madhe . Procedimi penal ndaj ketyre shtetasve filloi, pasi nga sherbimet e policisë është konstatuar se këta dy shtetas (babë e bir), po ndërtonin pa leje një banesë 1(nje) katëshe në tokën e tyre. 

Artikulli paraprakPUKË, 5 PUNONJËS TË OSHEE DEBITOR
Artikulli tjetërFESTA E FUNDVITIT PËR FËMIJËT