Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pukë, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike,mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Preng Zaja, 57 vjeç, banues në fshatin Gjegjan, Pukë.
Më datë 26.07.2016 u bë arrestimi i këtij shtetasi pasi afër banesës së tij, në 3 parcela u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan 66 bimë narkotike të llojit Cannabis – Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
……..
2.Gjithashtu Nga Shërbimet e Komisariatit Pukë u bë shpallja në kërkim e shtetasve:
F.L, 50 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Krujë.
F.A, 58 vjeç, banues në Mamurras.
Më datë 26.07.2016 u bë shpallja në kërkim e këtyre shtetasve pasi gjatë kontrrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike, në afërsi të banesës së shtetasit F.L në 4 parcela u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan 150 bimë narkotike Cannabis – Sattiva kurse gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-dokumentat e identifikimit të dy shtetasve të lartëpërmendur,
-qese plastike kubikësh,
-11 gram lëndë natkotike e dyshuar Cannabis – Sattiva në formën e boçes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 284 e 25 të Kodit Penal.