Pukë I gjenden municione në banesë, arrestohet nga policia punonjësi i Zjarrfikëses

Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Pukë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Marjan Gjekaj, 48 vjeç, banues në Pukë, punonjës në PMNZSH Pukë Arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bodrumin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

686 copë fishekë automotiku. 374 copë fishekë Pistolete TT. 4 copë krehëra automotiku. Një palë pranga si të policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga neni 278/2, të Kodit Penal. Kri

Artikulli paraprakMETA TAKIM ME BENJAMIN: TË RINJTË JANË ASET, DUHET TË RRINË NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërMBYLLET TREGU I RROBAVE TË PËRDORURA