Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht : Në fshatin Gomsiqe, në Pukë, janë gjetur dhe asgjesuar 2 parcela me 802 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
Në vëndin e quajtur Mushtë, në fshatin, në Pukë, janë gjetur dhe asgjesuar 1 parcelë me 835 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Në fshatin Xhaj, në Shkrel, në Malësi e Madhe, janë gjetur dhe asgjesuar 2 parcela me 86 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. Këto bimë u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.