Në qytetin e Pukës dhe në Malësinë e Madhe 70 të rinj janë trajnuar për pritjen dhe akomodimin e vizitorëve që në këto zona kanë qenë të lartë në këtë vit. Ky projekt është mbështetur nga GIZ-i në Shqipëri dhe zbatuar nga qendra “Sot për të Ardhmen”. Në një aktivitet përmbyllës që u zhvillua në Pukë këta të rinj u çertefikuan si guidistë dhe menaxher bujtinash.
Disa prej të rinjve të trajnuar tashmë kanë ndërmarrë hapa konkret duke hapur njësi akomoduese në formën e bujtinave.
Në qytetin e Pukës një projekt për ndërtimin e lojërave të aventurës është në fazë tenderimi ndërsa synon që ta kthejë Pukën si një prej destinacioneve më të preferuara sa i përket turizmit malor.