Në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella nga Policia e Shkodrës dhe ajo e Pukës janë asgjësuar 1724 rrënjë kanabis sativa. Konkretisht, në fshatin Kajvall, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar 6 parcela me 539 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Ndërkohë në vëndin e quajtur Bregan, në fshatit Reç i Ri, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar 25 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
Ndërsa në vendin e quajtur Gryka e Majës, në fshatin Berishë, në Pukë, janë gjetur dhe asgjesuar 2 parcela me 200 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Në fshatin Qerret, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar 8 parcela me 960 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva duke patur dhe numrin më të madh të bimeve të kultivuara Sipas Policisë, bimët janë asgjesuar me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet për këto çështje i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal. Ndërkohë Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Besnik Ndrejaj, 43 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në segmentin rrugor « Prekal – Shkodër », është konstatuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin tip ifa me targa « SH 1049 D », i ngarkuar me lëndë drusore, i pa pajisur me lejedrejtimit dhe pa dokumentacion mjeti. Materialet për këtë çështje i janë dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”, parashikuar nga Nenet 291 dhe 205 të Kodit Penal.