Një sasi e konsiderueshme eksplozivi ka shpërthyer në orët e vona të natës së mbrëmshme, në një garazh në qendër të qytetit të Pukës, në automjetin personal të drejtorit të spitalit. Sipas informacioneve të policisë, bëhet e ditur se rret orës 23.00 ka shpërthyer automjeti, në pronësi të drejtorit të spitalit, Enver Sulejmani.

 Burmet zyrtare të policisë shtojnë se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, të cilët kanë marrë në pyetje edhe pronarin e automjetit, Sulejmani i cili përpara grupit hetimor ka deklaruse se nuk ka ndonjë konflikt.  Këtë ngjarje ai e ka lidhur me lëvizjet e fundit që ai ka bërë në stafin e spitalit, megjithatë deri tani nuk ka një pistë konkrete. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të autorit apo autorëve të mundhsëm të vendosjes së eksplozivit.

Artikulli paraprak“KANDILLI I ARGJANDIT” VEPRA QË RUAN KUJTIMIN E BARDH SMAJËS
Artikulli tjetërEKSPLOZIV NË MAKINËN E DREJTORIT TË SPITALIT TË PUKËS