Prej rreth 27 vite banorët e fshatit Lumzi në njësin administrative Rrape të bashkisë Pukë kanë pritur për të pasur pranë tokave të tyre bujqësore Ujin vaditës.

 

Në bashkëpunim mes bashkisë Pukë me kompaninë “MC Inerte” përfaqësuar nga Mark Luli, përmes një investimi në vleren e 100 mijë eurove u bë e mundur ndërtimi I një rrjeti vaditës në parametra bashkohor, i cili garanton ujitjen e tokave bujqësore të fshatit të lënë në harresë.

 

Kreu I bashkisë së Pukës Gjon Gjonaj ka inspektuar nga afër ecurinë e investimit të kryer. Më tej kryebashkiaku ka bashkëbiseduar me fermer të zonës, të cilët kanë një bum prodhimesh gjatë këtij sezoni veror.

 

Gjatë takimit me banorët e Lumziut, kryebashkiaku I Pukës tha se do të vijonte më tej investimet në fshatrat e bashkisë së drejtuar prej tij me qëllim lehtësimin e jetës së banorve në këto zona dhe rikthimin e të larguarve, siç po ndodh vitet e fundit në zonen e Pukës.

 

Artikulli paraprakSË SHPEJTI AVIONI I PARË SHQIPTAR
Artikulli tjetër“TRAGJEDIA NË GENOVA COPËTOI ZEMRËN E SHQIPËRISË”